Real Madridi synon transferimin e Salah në verë, gati t'i ofrojë edhe Hazardin

Real Madridi synon transferimin e Salah në verë, gati t'i ofrojë edhe Hazardin

Sport October 17, 2021 - 11:13
Lajmet e fundit nga sporti

Mohamed Salah është duke shkëlqyer edhe këtë sezon me Liverpoolin, teksa edhe interesimi nga klubet tjera nuk po mungon, shkruan Zeri.info.

Real Madridi është një nga klubet që ka shprehur interesim për Salahn.

Sipas gazetarit të njohur, Ekrem Konur, klubi madrilien do t'i ofrojë Liverpoolit Eden Hazardit dhe para për sulmuesin egjiptian.

Sipas gazetarit nga ''Fichajes'', kjo ofertë do të bëhet në afatin kalimtar të verës së ardhshme.

Ndryshe, Mohamed Salah ka kontratë të vlefshme me Liverpoolin deri më 30 qershor 2023. /Zeri.info