Skandal në Banja Llukë: Tifozët serbë me thirrje nacionaliste dhe raciste ndaj Kosovës dhe shqiptarëve

Skandal në Banja Llukë: Tifozët serbë me thirrje nacionaliste dhe raciste ndaj Kosovës dhe shqiptarëve

Sport October 18, 2021 - 12:45
Lajmet e fundit nga sporti

Kampioni i Kosovës në hendboll, Besa Famga ka zhvilluar ndeshjen e parë të rrethit të dytë në EHF Cup ku pësuan humbje 28:25.

Pejanët ishin mysafirë të skuadrës nga Bosnja e Hercegovina “Borci” të Banja Lluka, ku edhe njëherë janë pritur në mënyrën më të keqe të mundshme.

Tifozët vendas si gjithmonë kanë bërë thirrje nacionaliste dhe raciste ndaj Kosovës dhe shqiptarëve.

Por përkundër këtyre thirrjeve, delegati i ndeshjes dhe gjyqtarët sllovak nuk e ndërprenë ndeshjen.

Klubi pejan ka reaguar në faqen zyrtare, derisa i ka paralajmëruar boshnjakët se të dielën do t’i presë ‘ferri’ në palestrën Karagaçi në Pejë.

Njoftimi i plotë nga KH Besa Famgas:

Të dielën zhvilluam ndeshjen e parë të rrethit të dytë në EHF Cup kundër Borcit të Banjallukës ku pësuam humbje me rezultat 28-25 . Për dallim nga viti i kaluar këtë herë pritja nga nikoqirët ishte në nivel ! Por me të filluar ndeshja nga tifozët vendas filluan brohoritjet dhe fyerjet nacionaliste/raciste që për qudi për delegatin dhe gjyqtarët sllovak ishte gjithçka në rregull ! “Kosova je Srbija” , “ Ubi ubi ubi shiptara” , “Kosovo je srce Srbije”, “Ubi hrvata da shiptar nema brata” , “Ubi , zakolji da shiptar ne postoji” , ishin vetëm disa nga “perlat” e tifozëve vendas ! U fyem nga e tërë palestra nga minuta e parë deri në fund por djelmoshat tanë treguan paraqitje të shkëlqyeshme e cila jep shpresë që në ndeshjen e kthimit do e arrijmë kualifikimin ! “Qershia mbi tortë” ishin lojtarët e Borcit të cilët pas përfundimit të ndeshjes i’u bashkuan thirjeve nacionaliste! Shihemi të dielën në “ferrin e Karagaçit” !!!

VIDEO:

https://fb.watch/8J2zdp9jx7/