Lëndimi i Granit Xhakës, Arsenali vjen me lajmin e fundit

Lëndimi i Granit Xhakës, Arsenali vjen me lajmin e fundit

Sport October 18, 2021 - 15:34
Lajmet e fundit nga sporti

Mesfushori shqiptar, Granit Xhaka po vazhdon fazën e rikuperimit pas lëndimit që pësoi javë më parë në takimin kundër Tottenhamit, pas një përplasje që pati me Lucas Mouran, shkruan Zeri.info.

Arsenali nëpërmjet faqes zyrtare ka dhënë detaje të reja në lidhje me gjendjen e reprezentuesit të Zvicrës.

“Topçinjtë” thanë se qëllimi i Granit Xhakës është rikthimi në stërvitje para fund vitit.

“Gjuri i djathtë. Granit po bën përparim të mirë në fazat fillestare të shërimit të tij nga një dëmtim mesatar i ligamentit të gjurit të pësuar në 26 shtator. Qëllimi aktual është që Granit të kthehet në stërvitje të plotë herët në Vitin e Ri”, thuhet në njoftim.

Arsenali sonte do të takohet me Crystal Palacen në “Emirates Stadium” nga ora 21:00, në kuadër të javës tetë në Premierligë. /Zeri.info