Ahmeti: Federata e Futbollit është kthyer në atë të boksit - dikur mburreshim me punën e Vokrrit, sot me FFK-në është për të ardhur keq

Ahmeti: Federata e Futbollit është kthyer në atë të boksit - dikur mburreshim me punën e Vokrrit, sot me FFK-në është për të ardhur keq

Sport October 21, 2021 - 20:13
Lajmet e fundit nga sporti

Federata e Futbollit e Kosovës është kthyer në atë të boksit, sipas ish zëvendës sekretarit të FFK-së, Arianit Ahmetit, shkruan Zeri.info.

Përmes një reagimi në “Facebook”, Ahmeti ka thënë se që nga koha kur Agim Ademi është president i FFK-së, lajmet janë vetëm për keqpërdorime, marrëveshje të dyshimta e rrahje, dhe jo si para tre viteve kur flitej për suksese.

Ish zëvendës sekretari i FFK-së vlerëson se në shtëpinë e futbollit kosovar duhet bërë ndryshime, pasi sipas tij tani FFK është bërë për të ardhur keq.

Reagimi i plotë nga Ahmeti (pa ndërhyrje):

"Federata e Futbollit është kthyer në atë të boksit?

Deri para tri viteve të gjitha mediat flisnin, shkruanin për sukseset e futbollit kurse tani prej kur është uzurpuar karrika e kryetarit nga Agim Ademi lajmet janë për keqpordorime, marrveshje të dyshimta, rrahje..!

Sipas shkrimeve:

Rrahet sekretari nga kryetari , sulmohet Drejtori nga Kryetari, kryetari sulmon fizikisht dhe psiqikisht asistenten e sekretarit, rrihen kryetari me referin

pastaj rrahjet vazhdojne në stafin administrativ ku rrihen mes vete zyrtarët e FFK-së në seli të FFK-së. Kryetari sulmon doktorrin e Kombëtarës, avazi i kryetarit kalon në kampin e Kombëtarës ku lojtarët rrahen mes vete!

Pastaj del dikush e rrah edhe kryetarin!!!!

Në çfarë niveli e kanë sjellë një nga institucionet më kredibile qe ka pas Kosova. Dikur mburreshim me punën e Fadil Vokrrit trashegimin që na e la, sot me FFK është bërë për të të ardhur keq.

Ndryshimi është i domosdoshëm..!”. /Zeri.info