Lazio dhe Marseille ndahen në paqe, Strakosha kompletoi 90-të minuta

Lazio dhe Marseille ndahen në paqe, Strakosha kompletoi 90-të minuta

Sport October 21, 2021 - 20:49
Lajmet e fundit nga sporti

Lazio dhe Marseille kanë ndarë pikët në ndeshjen e raundit të tretë në Grupin E të Ligës së Evropës, shkruan Zeri.info.

Ndeshja e zhvilluar sonte në “Olympico” ka përfunduar baras dhe pa gola.

Thomas Strakosha kompletoi 90-të minuta te lacialët, teksa minuta nuk pati për Elseid Hysajn e Vedat Muriqin.

Lazio ka katër pikë dhe renditet në pozitën e dytë në grup, por me pikë të njëjta me Galatasarayn që kryeson.

Kurse, Marseille është i treti me tre pikë. Në pozitën e fundit ndodhet Lokomotiva e Moskës me vetëm një pikë. /Zeri.info