Tottenhami rrezikon të eliminohet, mposhtet nga Mura

Tottenhami rrezikon të eliminohet, mposhtet nga Mura

Sport November 25, 2021 - 21:03
Lajmet e fundit nga sporti

Tottenham Hotspur ka pësuar humbje nga Mura, në ndeshjen e xhiros së pestë dhe të parafundit në Grupin G të Ligës së Konferencës, shkruan Zeri.info.

Ndeshja e zhvilluar sonte në ''Ljudski vrt'' në Maribor, ka përfunduar me rezultatin 2-1.
Tomi Horvat dhe Amadej Marosa shënuan golat e fitores për vendasit, kurse golin e vetëm për mysafirët e shënoi Harry Kane.

Vlen të theksohet se skuadra angleze luajti më një lojtar më pak nga mintua e 32-të, kur pas kartonit të dytë të verdhë u përjashtua Ryan Sessegnon.

Tottenham Hotspur renditet i treti ne grup me shtatë pikë, aq sa ka edhe Vitesse një pozitë më lartë. Lider ështe Rennes me 11 pikë, që edhe ka siguruar kalimin për në 1/8 e finales.

Kurse, Mura renditet e fundit me tre pikë.

Tottenhami në xhiron e gjashtë dhe të fundit në Grupin G takohet me Rennes, kurse Vitesse me Muran. /Zeri.info