Lyoni i pandalshëm në Ligën e Evropës, regjistron fitoren e pestë radhazi

Lyoni i pandalshëm në Ligën e Evropës, regjistron fitoren e pestë radhazi

Sport November 25, 2021 - 23:02
Lajmet e fundit nga sporti

Lyoni ka vazhduar me formën e lartë në Ligën e Evropës, duke regjistruar fitoren e pestë radhazi, shkruan Zeri.info.

Në ndeshjen e xhiros së pestë dhe të parafundit në Grupin A, skuadra e drejtuar nga Peter Bosz fitoi në udhëtim te Brondby me rezultatin 1-3.

Ryan Cherki shënoi dy gola në fitoren e skuadrës franceze, kurse një tjetër Islam Slimani. Kurse, golin e vetëm për vendasit e shënoi Mikael Uhre.

Xherdan Shaqiri ishte në bankën rezervë sonte dhe nuk u aktivizua fare.

Lyoni që ka siguruar kalimin për në fazën e 1/8 së finales, është lider në grup me 15 pikë.

Brondby i eliminuar nga kjo garë, është i fundit në grup me vetëm dy pikë. /Zeri.info