Januzaj asiston në humbjen e Sociedadit në udhëtim te Monaco

Januzaj asiston në humbjen e Sociedadit në udhëtim te Monaco

Sport November 25, 2021 - 23:10
Lajmet e fundit nga sporti

Monaco ka shënuar fitore ndaj Real Sociedadit, në ndeshjen e pestë dhe të parafundit në Grupin B të Ligës së Evropës, shkruan Zeri.info.

Monaco shënoi fitore me rezultatin 2-1, falë golave të Kevin Volland e Youssouf.

Golin e vetëm për mysafirët e shënoi Alexander Isak, teksa asistues ishte Adnan Januzaj.

Monaco pas kësaj fitore ka 11 pikë dhe është lider në Grupin B, teksa Real Sociedadi është i treti me gjashtë pikë.

Në pozitën e dytë ndodhet PSV Eindhoven me tetë pikë, teksa Sturm Graz është i fundit me një pikë. /Zeri.info