Florian Marku bëhet baba për herë të parë

Florian Marku bëhet baba për herë të parë

Sport November 27, 2021 - 18:14

Boksieri shqiptar, Florian Marku, sot (e shtunë) është bërë baba për herë të parë, shkruan Zeri.info.

Lajmin e ka bërë të ditur vet Floriani përmes një postimi në faqen e tij zyrtare në “Instagram”.

Ai dhe partnerja e tij, Eirini Konomi, janë bërë prindër të një djali, të cilin e kanë pagëzuar me emrin Matin.

“Faleminderit Zotit të Gjithësisë për këtë mrekulli që më solli sot. Në të njëjtën datë që ka lindur dhe nusja, në 27 nëntor. Mirë se erdhe në këtë jetë djali im Matin Marku 27,11,2021. Zoti të dhëntë shëndet, fat, e një jetë sa më të lumtur! Babi me mamin do të duan pa kufij gjithmonë”, ka shkruar boksieri shqiptar në mbishkrimin e fotografisë.

Përndryshe, Floriani para disa ditës shënoi fitore ndaj Jorick Luisettos në kuadër të IBF në kategorinë “walterweight” apo të mesme të lehtë. /Zeri.info