Roma triumfon minimalisht ndaj Torinos, Vojvoda zhvillon 77 minuta

Roma triumfon minimalisht ndaj Torinos, Vojvoda zhvillon 77 minuta

Sport November 28, 2021 - 20:09

Roma ka shënuar fitore në shtëpi ndaj Torinos, në kuadër të xhiros së 14-të në Seria A.

“Romakët” shënuan fitore me rezultat minimal 1 – 0, ndeshje ku ylli kosovar, Mërgim Vojvoda zhvilloi 77 minuta.

Golin e vetëm në takim, që ka vlerën e tre pikëve për vendasit e shënoi qendërsulmuesi Tammy Abraham, pas një asistimi nga Mkhitaryan (32′).

Në përgjithësi, ndeshja ishte e dominuar nga Torino që kishte posedimin e topit dhe me shumë gjuajtje në portë, por vendasit arkëtuan pikët e plota.

Me këtë fitore, Roma renditët në pozitën e pestë me 25 pikë, derisa Torino zë vendin e 13-të me 17 sosh.