Hendboll: Besa Famgas ia del në ndeshjen e parë në Kupën Evropiane, kualifikimi vendoset në Rumani

Hendboll: Besa Famgas ia del në ndeshjen e parë në Kupën Evropiane, kualifikimi vendoset në Rumani

Sport November 28, 2021 - 21:13

Besa Famgas ka shënuar fitore në ndeshjen e parë kundër Potaissa Turdas, në rrethin e tretë të Kupës Evropiane në hendboll.

Kampionia e Kosovës triumfoi me dy gola dallim 30:28 ndaj skuadrës rumune në palestrën “Karagaçi” në Pejë.

Portieri Mursel Mehmeti është dalluar te Besa Famgas me 16 pritje.

Ndërkohë më efikasi ishte Egzon Gjuka me 7 gola nga 13 tentime. Victor Alonso shënoi pesë gola nga dhjetë tentime, ndërsa Kastriot Jupa i kishte katër gola nga gjashtë tentime.

Nga tri gola i kishin Deniz Terziqi, Denis Shabanoviq, Nikola Prce e Balsha Raçiq.

Kësisoj, kualifikimi në rrethin tjetër do të vendoset në Rumani ndeshjen e dytë.