Derisa po raportonte për ndeshjen Empoli – Fiorentina, tifozët bëjnë ngacmim seksual me gazetaren Beccaglia
Një gazetare italiane u godit me shuplakë në anën e pasme ndërsa raportonte për një ndeshje futbolli që supozohej të ndihmonte në ndërgjegjësimin për dhunën ndaj grave.
Greta Beccaglia e Toscana TV po fliste me fansat e Fiorentinës kur u bë cak i një ngacmimi të turpshëm seksual nga njëri prej tyre.
Football Italia raporton se incidenti erdhi pasi Fiorentina humbi 2-1 nga Empoli në një përplasje të Serie A të shtunën.
Një mbështetës iu afrua Beccaglias nga prapa, duke e goditur më pas në të pasme.
Gazetarja ishte dukshëm e mërzitur dhe e zhgënjyer, derisa kërkoi nga ta që të mos bënin aso veprime:“Më falni, nuk mund ta bëni këtë, më falni”.
Menjëherë më pas, një tjetër mbështetës u ndal pranë Beccaglias përpara se të drejtonte gishtin e mesëm në drejtim të kamerës.
Policia tashmë është duke e hetuar rastin dhe tifozët e Fiorentinës mund edhe të vuajnë dënimin me burg për sulm seksual.