“Topi i Artë”: Ky futbollist mori pikët e plota nga gazetari shqiptar

“Topi i Artë”: Ky futbollist mori pikët e plota nga gazetari shqiptar

Sport November 30, 2021 - 13:36
Lajmet e fundit nga sporti

Për “Topin e Artë”, që akordohet nga revista prestigjioze francize “France Football”, votojnë gazetarët nga çdo vend i botës.

Për Shqipërinë të drejtën e votës e ka gazetari i shquar i sportit, Besnik Dizdari, i cili është njëherësh edhe presidenti i nderit i Shoqatës së Gazetarëve Sportivë në Shqipëri (ASPA), si dhe kolumnist i gazetës “Panorama Sport”.

Çdo gazetar kishte të drejtë të zgjidhte 5 emra futbollistësh dhe të vlerësonte me gjashtë pikë vendin e parë, me 4 të dytin, 3 të tretin e kështu me radhë.

Përveç kësaj, gazetarët kanë votuar edhe për portierin më të mirë, me të njëjtin sistem vlerësimi, duke përzgjedhur tre emra.

JORGINHO (6)

Lionel Messi (4)

Robert LEWANDOWSKI (3)

Leonardo BONUCCI (2)

PEDRI (1)