Kualifikimet për Kupën e Botës: Shqipëria triumfon ndaj Kosovës në “Fadil Vokrri”

Kualifikimet për Kupën e Botës: Shqipëria triumfon ndaj Kosovës në “Fadil Vokrri”

Sport November 30, 2021 - 18:17

Kombëtarja e Shqipërisë në konkurrencën e femrave e ka fituar duelin kualifikues për Kupën e Botës “Australi – Zelandër e Re 2023” ndaj Kosovës.

Vashat shqiptare fituan me rezultat 1-3 ndaj futbollisteve të Kosovës në ndeshjen e luajtur në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.

E para që hapi serinë e golave për Shqipërinë ishte Kristina Maksuti, për ta dyfishuar më pas Doci.

Megjithatë, Kosova dha sinjale për t’u rikthyer në lojë në fundin e pjesës së parë kur Kaltrina Biqkaj ngushtoi shifrat.

Megjithatë, fatin e kësaj ndeshje e “vulosi” Qendresa Krasniqi shtatë minuta pa përfunduar koha e rregullt e përballjes kur realizoi golin e tretë.

Shqipëria tani ka shtatë pikë në vendin e katërt, kurse Kosova ka katër pikë në vendin e pestë.