Pas humbjes nga Shqipëria, Fazlija: Fati i mungoi Kosovës

Pas humbjes nga Shqipëria, Fazlija: Fati i mungoi Kosovës

Sport November 30, 2021 - 18:51

Përfaqësuesja e Kosovës në konkurrencën e femrave e ka humbur duelin kualifikues të Grupit F për Kupën e Botës “Australi – Zelandër e Re 2023” ndaj Shqipërisë.

Vashat kosovare pësuan me rezultat 1-3 ndaj futbollisteve të Shqipërisë në ndeshjen e luajtur në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.

Përzgjedhësja e Përfaqësueses së Kosovës për femra, Afërdita Fazlija tha pas ndeshjes se skuadrën e saj nuk e përcolli fati në disa raste, ndërsa për Shqipërinë shtoi se shfrytëzoi rastet e pakëta që kishin.

“Realisht, e kemi thënë se me Shqipërinë jemi dy ekipe, mendoj të barabarta. Megjithatë, këtë herë erdhi në shprehje përvoja e Shqipërisë. Ne si ekip bëmë një punë të mirë, por pranuam dy gola të pafalshëm. Pas dy golave, tentuam të kthehemi dhe shpresuam që në pjesën e dytë për një rikthim, por nuk ia dolëm. Nuk e kam shumë të qartë ajo që ndodhi me ekipin tonë”.

Ndoshta, edhe kushtet ishin paksa të rënduara. Nuk na përcolli edhe fati, pasi patëm volum të lojës dhe qëlluam dy herë shtyllën. Shqipëria i shfrytëzoi rastet e pakta që i patë dhe në fund ajo që është e rëndësishme, i fitoi tri pikë”.

“I kemi edhe katër ndeshje dhe në secilën do të futemi për ta dhënë maksimumin. Ishte një ndeshje që kemi shpresuar që do të dilnim më mirë por na mbetet të shohim në ndeshjet e prillit dhe shtatori”, tha përzgjedhësja e Kosovës, Afërdita Fazlija.