U sëmurë me gastroenterit, Messi mund të mungojë për ndeshjen e nesërme

U sëmurë me gastroenterit, Messi mund të mungojë për ndeshjen e nesërme

Sport November 30, 2021 - 20:46

Sulmuesi i PSG-së, Lionel Messi është sëmurë me gastroenterit një ditë pasi e fitoi Topin e Artë për të here të shtatë në karrierë, shkruan Zeri.info

Ai është duke vuajtur nga simptomat e një gastroenteriti, një inflamacion i shpeshtë i lukthit dhe zorrëve.

Gastroenteriti është një gjendje shumë e shpeshtë që shkakton barkqitje dhe vjellje. Zakonisht shkaktohet nga infeksioni bakterial ose virusal. Gastroenteriti mund të jetë shumë i pakëndshëm, por zakonisht kalon vetë brenda javës dhe i sëmuri mund të kujdeset vet në shtëpi.

PSG do të përballet nesër (e mërkurë) me Nice, në kuadër të xhiros së 16-të dhe klubi ka konfirmuar se Messi është në dyshim për ndeshjen e nesërme për shkak të kësaj sëmundjeje.

“Lionel Messi dhe Leandro Paredes nuk kanë marrë pjesë në stërvitjet e sotme për shkak të simptomave të gastroenteritit. Mëngjesin e nesërm do të bëhen kontrolle shtesë”, thuhet në njoftimin e klubit francez. /Zeri.info