Enis Zabërgja largohet nga KF Trepça

Enis Zabërgja largohet nga KF Trepça

Sport December 02, 2021 - 17:48
Lajmet e fundit nga sporti

Futbollisti i mirënjohur, Enis Zabërgja, është larguar nga KF Trepça, shkruan Zeri.info.

Kjo është bërë e ditur nga vet lojtari, përmes një postimi në llogarinë e tij në ''Facebook''.

Ai ka falënderuar të gjithë në klubin mitrovicas, teksa theksoi se për të ishte kënaqësi që barti veshur fanellën e këtij klubi.

Njoftimi i plotë nga Zabërgja (pa ndërhyrje):

''Pershendetje 

Desha te ju informoj se nuk do te jem me pjes e klubit te madhe Trepca dua ti faliminderoj te gjithe duke nisur nga ekonomet,lojtaret ,Presidentin legjendar Nexhmedin Haxhiu ,trenerat per korrektsin dhe tretmanin ne klube Avni Haxhiun, Besim Haxhiun komandant Qetin edhe tifozet e flakt Torciden.

Ishte kenaqsi qe per shum sezona si ne dite te kqija si ne dite te mira e kom bart ket fanell me pesh te madhe.

Klubit i deshiroje shum sukses me respekt E.Zabergja30''. /Zeri.info

Image