Bashkimi mposht Trepçën në ''Minatori''
Sport
December 02, 2021 - 20:59
Lajmet e fundit nga sporti
Pas katër fitoreve radhazi, Trepça ka pësuar humbje në Superligën e Kosovës në basketboll, shkruan Zeri.info.
''Xehtarët'' pësuan humbje nga Bashkimi, në ndeshjen e vlefshme për javën e 12-të.
Ndeshja e zhvilluar sonte në palestrën ''Minatori'', ka përfunduar me rezultatin 83-87.
Valon Bunjaku me 30 pikë dhe Anton Kazarnovski me 26 sosh, ishin basketbollistët më të dalluar në fitoren e prizrenasve.
Kurse, te mitrovicasit u dallua Taurus Cockfield Jr me 25 pikë.
Bashkimi tani ka shtatë fitore dhe pesë humbje, kurse Trepça pësoi humbjen e tretë, krahas nëntë fitoreve. /Zeri.info