Tottenhami fiton pastër ndaj Brentfordit

Tottenhami fiton pastër ndaj Brentfordit

Sport December 02, 2021 - 22:26
Lajmet e fundit nga sporti

Tottenham Hotspur ka shënuar fitoren e dytë radhazi në Premier Ligë, shkruan Zeri.info.

Në ndeshjen e vlefshme për javën e 14-të, skuadra e drejtuar nga Antonio Conte fitoi si vendase ndaj Brentfordit, 2-0.

Sergi Canos (autogol) dhe Heung-min Son shënuan golat e fitores për londinezët.

Tottenhami pas kësaj fitore ka 22 pikë dhe renditet në pozitën e gjashtë, por me një ndeshje më pak se skuadrat tjera.

Kurse, Brentford mbetet me 16 pikë dhe zë pozitën e 12 në tabelë. /Zeri.info