Boksieri shqiptar ekzekutohet me breshëri plumbash

Boksieri shqiptar ekzekutohet me breshëri plumbash

Sport December 06, 2021 - 21:17
LAJMET E FUNDIT NGA SPORTI

Boksieri shqiptar shumë i njohur në Greqi, Haris Kontogiorgis, është ekzekutuar me të paktën 15 plumba në një atentat mafioz.

Mediat greke shkruajnë se 35 vjeçari po futej në ambientet e një palestre në rrugën Ekavis, në Galatsi ku bënte stërvitjen çdo ditë në momentin që u sulmua me breshëri kallashnikovi, shkruan News23.

Dy persona me një motor  sapo panë shënjestrën e tyre, Kontogiorgis nisën të qëllonin. I riu vdiq në vend ende pa ardhur ambulanca, pasi plagët e marra ishin të rënda.

Vrasja e Kontogiorgis mendohet të jetë zinxhiri i një sërë ngjarjesh të rënda të ndodhura në këtë zonë të Greqisë, më e fundit, vrasja e xhaxhait të tij. Ai dyshohet se është përfshirë në trafikun e drogës dhe në botën e errët të ‘nëntokës’ lidhur me mafiat lokale. /Prive.al