Vdes ish-portieri shqiptar pas infektimit me COVID-19

Vdes ish-portieri shqiptar pas infektimit me COVID-19

Sport December 08, 2021 - 12:08
Lajmet e fundit nga sporti

Ditë zie për futbollin shqiptar dhe skuadrën e Apolonisë së Fierit.

Ka ndërruar jetë në moshën 50-vjeçare, ish-portieri Arben Sinani.

Ky lajm është bërë i ditur nga miqtë dhe të afërmit e tij, raportojnë mediet shqiptare.

Sinani është ndarë nga jeta si pasojë e COVID-19 duke mos e fituar dot betejën me virusin.

Një lajm i hidhur ky për futbollin shqiptar, klubin e Apolonisë, familjarët dhe miqtë e tij pas ndarjes nga jeta të ish-portierit Arben Sinani.