Një turne i madh do të mbahet këtë muaj në kryeqytet – këto janë detajet

Një turne i madh do të mbahet këtë muaj në kryeqytet – këto janë detajet

Sport December 08, 2021 - 19:45
Lajmet e fundit nga sporti

Si zakonisht në fund të vitit, mbahen turnet në futsall, ku klube nga të gjitha trevat shqiptare marrin pjesë.

I tillë pritet të jetë edhe “Tournament Prishtina 2021- futsal”.

Turne fillon me 15 dhjetor, ndërsa klubet pjesëmarrëse kanë të drejt regjistrimi deri më 13 dhjetor.

Sistemi i garës është 4+1 (katër plus një). Ky turne do të zhvillohet në Pallatin e Rinisë dhe Sporteve në Prishtinë, ku vendi i parë dhe i dytë do të shpërblehen.

Shpërblime do të ketë edhe për lojtarin dhe portierin më të mirë. /Zeri.info