Juventusi fiton minimalisht ndaj Malmos, kalon tutje si lider i grupit

Juventusi fiton minimalisht ndaj Malmos, kalon tutje si lider i grupit

Sport December 08, 2021 - 20:46
Lajmet e fundit nga sporti

Juventusi e ka mbyllur me fitore fazën e grupeve në Ligën e Kampionëve, shkruan Zeri.info.

Në ndeshjen e raundit të gjashtë dhe të fundit në Grupin H, Juventusi fitoi si vendas ndaj Malmos.

Ndeshja e zhvilluar sonte në "Allianz Stadium", ka përfunduar me rezultatin 1-0.

Golin e vetëm e shënoi Moise Kean në minutën e 18-të.

Juventusi pas kësaj fitore ka 15 pikë dhe në 1/8 e finales kalon si lider i grupit.

Malmo e mbylli në pozitën e fundit me vetëm një pikë. /Zeri.info