Zyrtare: Shtyhet ndeshja mes Atalantas dhe Villarrealit

Zyrtare: Shtyhet ndeshja mes Atalantas dhe Villarrealit

Sport December 08, 2021 - 21:40
Lajmet e fundit nga sporti

Është shtyrë ndeshja mes Atalantas dhe Villarrealit në Ligën e Kampionëve, shkruan Zeri.info.

Shkak për këtë është bërë bora e madhe e rënë në Bergamo.

Ndeshja është shtyrë për nesër (e enjte), teksa UEFA më vonë do të caktojë edhe orën.

Kjo ndeshje është e vlefshme  për raundin e gjashtë dhe të fundit në Grupin F. /Zeri.info