Trajneri i Lille vetëm fjalë të mira për Zhegrovën, e fton në ndeshjen ndaj Marseille

Trajneri i Lille vetëm fjalë të mira për Zhegrovën, e fton në ndeshjen ndaj Marseille

Sport January 15, 2022 - 16:58
Lajmet e Fundit nga Sporti

Trajneri i Lille, Jocelyn Gourvennec, në një konferencë për shtyp para ndeshjes me Marseillen ka folur edhe për transferimin e ri të klubit, Edon Zhegrova, shkruan Zeri.info.

Ylli kosovar, u transferua pak ditë më pare te kampioni në fuqi, Lille nga skuadra gjermane, Basel.

Gourvennec ia ka bërë të qartë se ka shumë konkurrencë në skuadër dhe duhet të dëshmojë veten.

Ai gjithashtu ka konfirmuar se do të ftohet në skuadër për sfidën që Lille e zhvillon të dielën me Marseille, por nuk ka treguar nëse do të debutojë me kampionin e Francës.

“Edoni është mirë. Ai kishte stërvitur me Baselin. Ai do të udhëtojë me ne. Është mirë që ai është menjëherë me ne. Edoni është i lumtur që është këtu. Është një lojtar me potencial të madh dhe ka shumë dëshirë”, ka thënë trajneri francez.

Sa i përket konkurrencës, ai shtoi: ‘Edoni është më shumë një lojtar krahu. Cilësitë e Edonit me të Jorkos janë më ndryshe, ai i solli shumë klubit. Kështu që Edoni duhet të provojë veten”, tha Gourvennec. /Zeri.info