Bayern Munich kthehet te fitorja, triumfon ndaj Koln

Bayern Munich kthehet te fitorja, triumfon ndaj Koln

Sport January 15, 2022 - 17:25
Lajmet e Fundit nga Sporti

Bayern Munich ka arritur të shënojë fitore në ndeshje ndaj Koln si mysafir me rezultat 4-0.

Ndeshja e javës së 19-të ishte e rëndësishme për Bayern Munich, pasi vinin nga një humbje me rezultat 2-1 në shtëpi ndaj Borussia Moenchegladbach dhe fitorja dukej detyrim.

Bavarezët e nisën mirë duke shënuar që në minutën e 9-të të ndeshjes me yllin e skuadrës Robert Lewandowskin për 1-0 pas asistimit të Thomas Muller.

Gjermani asistoi edhe një herë në minutën e 25-të për Corentin Tolisso që shënoi për 2-0, rezultat me të cilin u mbyll pjesa e parë.

Bayern mbylli dilemën e fituesit në minutën e 63-të, kur Lewandowski shënoi për 3-0.

Polaku e kompletoi het-trikun në minutën e 74-të për rezultatin përfundimtar 4-0.

Bayern Munich me këtë fitore kthen epërsinë prej gjashtë pikëve ndaj ndjekësit më të afërt, Borussia Dortmund.