Zyrtare: KF Ulpiana nënshkruan me portierin, Andi Thaqi

Zyrtare: KF Ulpiana nënshkruan me portierin, Andi Thaqi

Sport January 15, 2022 - 18:30
Lajmet e Fundit nga Sporti

KF Ulpiana ka njoftuar se ka nënshkruar me portierin, Andi Thaqi, shkruan Zeri.info.

Lajmi u bë i ditur nga faqja zyrtare e klubit, përmes një njoftimi në “Facebook”.

Thaqi do ta zëvendësojë Armend Blackorin i cili pak më pare njoftoi se u largua nga skuadra lipjanase.

Portieri i’u bashkua Ulpianës duke u larguar nga KF Arbëria.

Njoftimi i plotë i klubit:

Ulpiana përforcon portn, akord me ish-portierin e KF ARBËRIA.

Goditje të fuqishme në këto orë të merkatos, teksa Ulpiana ka arritur akordin me ish-portierin e KF ARBERIA, Andi THAQI, raporton Klubi ULPIANA.

Andi Thaqi ka mbërritur sot në "Sami Kelmendi" për të firmosur me skuadrën e Edlir Tetovës, duke blinduar kështu portën së bashku me Drilon Ajeti. Transferimi i portierit u bë i mundur falë Drejtorit të klubit, Enver Duriqi, i cili edhe do t'a prezantoj.

Zyrtarizimi i gardianit premtues është bërë sot nga klubi bardhekaltërt. /Zeri.info