Igli Tare konfirmon ofertën nga Rusia për Vedat Muriqin, por nuk zbulon detajet dhe emrin e klubit

Igli Tare konfirmon ofertën nga Rusia për Vedat Muriqin, por nuk zbulon detajet dhe emrin e klubit

Sport January 15, 2022 - 19:01
Lajmet e Fundit nga Sporti

Drejtori sportiv i Lazios, Igli Tare, e ka konfirmuar se klubi kanë ‘marrë një ofertë nga Rusia’ për sulmuesin Vedat Muriqi, që besohet të jetë CSKA e Moskës.

Sulmuesi shqiptar ka qenë i lidhur me një largim, me klubin rus që ishte i pari që duket se ka bërë ofertë.

“Ne kemi marrë një ofertë nga Rusia, por nuk mund të them më shumë se kaq”, ka thënë Tare për Sport 24.

Sipas raporteve të ndryshme nga mediat, oferta është 2.5 milionë euro për huazim me detyrim blerje për 8 milionë euro të tjera.

Qendërsulmuesi u ble për 20 milionë euro nga Fenerbahce në shtator 2020, por ka shënuar vetëm dy gola në 48 ndeshje.

27-vjeçari ka qenë i lidhur edhe me Leeds United, West Bromwich Albion, Newcastle United dhe Hull City.

Lazio është i detyruar të shesë përpara se të mund të sjellë përforcime.