Tifozët kroatë brohorasin “Vrite serbin”

Tifozët kroatë brohorasin “Vrite serbin”

Sport January 15, 2022 - 21:11
Lajmet e Fundit nga Sporti

Kombëtarja kroate në hendboll aktualisht është duke zhvilluar një ndeshje kundër kombëtares së Serbisë në kuadër të xhiros së dytë të Grupit C të Kampionatit Evropian.

Për Kroacinë, kjo është një lojë në të cilën duhet të fitojë nëse dëshiron të qëndrojë në shansin për të kaluar grupin.

Në ndeshjen e zhvilluar në qytetin hungarez të Szegedit, sipas mediave kroate, të pranishëm janë tifozët më të egër të kombëtares kroate dhe menjëherë në fillim u dëgjuan thirrjet “Vrite serbin”.

Disa nga tifozët u filmuan edhe me bluza me imazhin e Mihajlo Hrastovit, i cili u dënua për vrasjen e 13 dhe plagosjen e dy rezervistëve të çarmatosur të APJ-së (Armata Popullore e Jugosllavisë) në shtator të vitit 1991.

Tifozët serbë iu përgjigjën atyre thirrjeve me “Serbi, Serbi”, por kjo nuk zgjati shumë pasi fishkëllimat e forta të kroatëve i pushtuan shpejt dhe i qetësuan. /Zëri

Image
Image