Kampionët vazhdojnë me fitore

Kampionët vazhdojnë me fitore

Sport January 15, 2022 - 22:07
Lajmet e Fundit nga Sporti

Golden Eagle Ylli ka shënuar fitore ndaj Bashkimit me rezultat 78:61 (16:14, 20:15, 21:16, 21:16), në kuadër të javës së 16-të në Art Motion Superligën e Kosovës në basketboll.

Çereku i parë ishte i barabartë, ku asnjëra skuadër nuk arrinte të shkëputej në epërsi, derisa kjo pjesë përfundon 16:14. Por, në periudhën e dytë vendasit ishin më të mirë, duke pasur epërsi deri në 12 pikë, 33:12, ndërsa në pushim shkuan me shifrat 36:29.

Kampionët e Kosovës nuk u ndalën as në pjesën e dytë. Ata fituan periodën e tretë dhe të katërt me rezultat identik 21:16, për të triumfuar në fund me rezultat 78:61.

Te Golden Eagle Ylli u dalluan Henrik Sirko me 19 pikë, pesë kërcime e nëntë asistime, Gëzim Morina me 19 pikë e gjashtë kërcime dhe Erjon Kastrati me 18 pikë e gjashtë kërcime, kurse te Bashkimi u dalluan me 24 pikë e pesë kërcime, Anton Kazarnovski me nëntë pikë dhe 11 kërcime.

Golden Eagle Ylli është në vendin e parë me 12 fitore dhe katër humbje, kurse prizrenasit kanë tetë fitore dhe tetë humbje. /Zeri.info