PSG me fitore komode ndaj Brest

PSG me fitore komode ndaj Brest

Sport January 15, 2022 - 23:03
Lajmet e Fundit nga Sporti

PSG ka arritur të shënojë fitore ndaj Brest, në kuadër të javës së 21-të në Ligue 1, shkruan Zeri.info.

Skuadra e Pochettinos triumfuan me rezultat komod 2-0 ndaj Brest.

Goli i parë në ndeshje erdhi në minutën e 32-të, kur Kylian Mbappe pranoi një top në zonë për të gjuajtur me dinakëri, duke e gjetur edhe rrjetën për 1-0.

Goli i dytë dhe i qetësisë për parisienët erdhi në minutën 53-të, kur Nuno Mendes asistoi te Thilo Kehrer që shënoi për 2-0.

Kylian Mbappe kishte edhe tre raste të tjera për të shtuar epërsinë, por nuk ia arriti.

Me këtë fitore, PSG shkon në kuotën e 50-të pikëve në krye të Ligue 1. /Zeri.info