Aro Muriq kërkohet nga trajneri i ri i Galatasarayt

Aro Muriq kërkohet nga trajneri i ri i Galatasarayt

Sport January 17, 2022 - 14:26
Lajmet e Fundit nga Sporti

Portieri i Përfaqësueses së Kosovës, Arijanet Muriq, mund të largohet nga Adana Demirspor, shkruan Zeri.info.

Muriq mund të largohet nga skuadra aktuale, por karrierën pritet ta vazhdojë në Turqi.

Sipas mediumeve turke, portieri do t’i bashkohet Galatasarayt pasi që trajneri i ri, Domenec Torrent e dëshiron atë shumë në skuadër.

Torrent është i bindur se portieri kosovar do të jetë përforcim i duhur për Galatasarayn sezonin tjetër pasi tashmë ka përvojë në elitën e futbollit turk. /Zeri.info