Rrahmani titullar në fitoren e Napolit në Serie A

Rrahmani titullar në fitoren e Napolit në Serie A

Sport January 17, 2022 - 21:05

Napoli ka mposhtur Bolognën si mysafirë me rezultatin 0:2, në kuadër të Serie A.

Fitoren e rëndësishme napolitanëve ia dhuroi sulmuesi meksikan Hirving Lozano, i cili shënoi të dy golat. Lozano shënoi në minutën e 20 dhe 47 për tre pikët e skuadrës së Spalletit.

Në këtë fitore, titullar ishte mbrojtësi shqiptar Amir Rrahmani.

Rrahmani kompletoi 90 minuta dhe ishte ndër më të mirët.

Sipas “Sofascore”, ai është vlerësuar me notën 7.3, ndërsa futbollisti i ndeshjes është zgjedhur meksikani Lozano.

Napoli me këtë fitore renditet në pozitën e tretë me 46 pikë pas 22 ndeshjeve të zhvilluara në Serie A, katër pikë më pak se sa lideri Inter që ka 50 pikë me një ndeshje më pak të zhvilluar.