Suarezi mund të transferohet në Premierligë

Suarezi mund të transferohet në Premierligë

Sport January 19, 2022 - 12:22
LAJMET E FUNDIT NGA SPORTI

Luis Suarez mund të transferohet në Premierligë. 

Sulmuesi uruguaian ka refuzuar propozimet e Palemiras, Corinthinas dhe Atletico Mineiro në Brazil.

Gjithashtu ai nuk ka pranuar asnjë ofertë nga Arabia Saudite, pasi dëshiron të vazhdojë të luajë në nivele të larta, edhe pse ky sezon tek Atletico Madrid nuk po i shkon mirë.

Aston Villa dhe miku i tij, Steven Gerrard, i kanë bërë një ofertë dhe Suarez është fokusuar te ky propozim.

Në të shkuarën sulmuesi ka spikatur te Liverpool dhe një rikthim në Premier League sigurisht që e josh shumë.