Bekteshi: Në Prishtinë kam kaluar momentet më të mira në karrierën time

Bekteshi: Në Prishtinë kam kaluar momentet më të mira në karrierën time

Sport January 19, 2022 - 12:46
LAJMET E FUNDIT NGA SPORTI

Futbollisti i fundit që është larguar nga skuadra e Prishtinës është Leotrim Bekteshi.

Përkundër faktit që FC Prishtina tentoi që të mbajë mbrojtësin në skuadër – mbrojtësi ka vendosur të largohet, pasi do të vazhdojë jetën në shtetin e Norvegjisë, ku e pret familja e tij.

Bekteshi pa asnjë dyshim ka qenë një nga mbrojtësit më të mirë në Superligën e Kosovës në vitet e fundit dhe akter kyç që kryeqytetasit fituan titullin pas tetë vitesh.

Ai ka zhvilluar 150 paraqitje me fanellën e Prishtinës.

Në lidhje me largimin e tij, Bekteshi thotë se do t’i mungojë shumë Prishtina, pasi aty kaloi vitet më të mira të karrierës.

“Në Prishtinë kam kaluar momentet më të mira në karrierën time në Kosovë, e di që do të më mungojë shumë FC Prishtina”, tha fillimisht Bekteshi për “GazetaBlic Sport”.

“Motivi i largimit ishte vetëm familja, pasi që kam gruan dhe djalin këtu. Nuk ishte një vendim i lehtë – por vendosa të qëndroj pranë djalit dhe gruas. Futbolli i Kosovës do të më mungojë shumë pasi aty jam krijuar si lojtar”, vazhdoi ai.

Në fund, Bekteshi tha se ka disa oferta nga klubet në Norvegji, por akoma nuk ka diçka konkrete në këtë drejtim.

“Nuk e di nëse do të vazhdojë me futboll këtu (Norvegji) kam biseduar me disa klube, por mbetet të shihet, sepse nuk ka diçka konkrete”, përfundoi Bekteshi.