Përdhunoi shqiptaren në Milano, nëntë vjet burg për Robinhon

Përdhunoi shqiptaren në Milano, nëntë vjet burg për Robinhon

Sport January 19, 2022 - 20:42

Ish-ylli i Real Madrid dhe Manchester City, Robinho është dënuar me nëntë vite burg për përdhunim pasi abuzoi me një vajzë shqiptare. Një gjykatë e Romës hodhi poshtë apelin e ish-futbollistit brazilian dhe Ricardo Falco, një mik i ish-lojtarit  në lidhje me incidentin, i cili ndodhi në vitin 2013.

Robinho u dënua për përdhunim në vitin 2017 nëntë vjet burg të dhënë nga gjykata, por procesi i apelit në gjykatat italiane ka vazhduar që nga ajo kohë.

Braziliani hodhi poshtë vazhdimisht pretendimet se ai mori pjesë në një përdhunim në grup të një vajze shqiptare 22-vjeçare në Milano më janar 2013.

Vendimi i fundit i gjykatës në Romë është një dënim i formës së prerë, pa vend për apelime të mëtejshme me fillimin e menjëhershëm të dënimit.

Me këtë dënim, sistemi i drejtësisë italiane mund të kërkojë ekstradimin e Robinhos dhe Falcos, megjithëse kushtetuta braziliane vë veton ndaj ekstradimit të brazilianëve. Për shkak të kësaj situate, Italia do të mund të kërkojë që të dy të dënuarit të kryejnë dënimin në një burg brazilian.