Zyrtare: Thomas Vermaelen i jep fund karrierës si futbollist

Zyrtare: Thomas Vermaelen i jep fund karrierës si futbollist

Sport January 21, 2022 - 17:26
Lajmet e Fundit nga Sporti

Mbrojtësi, Thomas Vermaelen ka njoftuar se i ka dhënë fund karrierës së tij si futbollist, percjell Zeri.info.

Lajmin e ka bërë te ditur nga faqja zyrtare e tij permes nje postimi ne “Instagram”.

“Jam jashtëzakonisht krenar dhe mirënjohës të njoftoj se do të bëhem ndihmës trajner për kombëtaren belge. Duke pritur me padurim këtë hap të ri dhe sfidë të re në jetën time.

Kam vendosur të tërhiqem nga futbolli profesionist. Unë kam qenë shumë me fat që kam luajtur për klubet më të mahnitshme në lojë dhe për këtë jam jashtëzakonisht mirënjohës. Faleminderit të gjithëve për mbështetjen gjatë gjithë karrierës sime”, ka shkruar Vermaelen.

Mbrojtësi belg ka pasur një karrierë mjaft të pasur, duke u angazhuar me skuadra si Arsenal dhe Barcelona, por edhe me kombëtaren e Belgjikës.

Vermaelen tani do të jetë pjesë e stafit teknik të Roberto Martinez, te kombëtarja e Belgjikës. /Zeri.info