Llapi zhvillon seancën e parë stërvitore në Antali

Llapi zhvillon seancën e parë stërvitore në Antali

Sport January 21, 2022 - 19:55
Lajmet e Fundit nga Sporti

KF Llapi mesditën e sotme ka arritur në Antalya të Turqisë dhe pasdite ka zhvilluar seancën e parë stërvitore. Ekipi është dukur mjaft i motivuar dhe i përkushtuar për punë. Seanca e parë stërvitore u zhvillua në kompleksin "Asteria Kremlin Palace" dhe zgjati rreth një orë e gjysmë.

Skuadra do të zhvilloj paraditën e nesërme seancën e radhës stërvitore kurse nga ora 15:30 (koha lokale në Turqi) do ta zhvilloj ndeshjen e parë kontrolluese ndaj Olimp Dolgoprudny.

Stafit teknik për pjesën pranverore, pas disa muajve pauzë përshkak të disa obligimeve personale iu është bashkangjitur edhe trajneri i mirënjohur, Sunaj Keqi. /Zeri.info