Adama Traore arrin në Barcelonë për testet mjekësore

Adama Traore arrin në Barcelonë për testet mjekësore

Sport January 28, 2022 - 19:16
Lajmet e Fundit nga Sporti

Sulmuesi spanjoll, Adama Traore është rikthyer në Barcelonë dhe po kryen testet mjekësore, shkruan Zeri.info.

Spanjolli është rikthyer në “Camp Nou” duke u larguar nga klubi anglez, Wolverhampton.

26-vjecar do t’i bashkohet Barcelonës në formë huazimi me të drejtë blerjeje në fund të sezonit.

Momentin që ai i kalon testet mjekesore me sukses, Barcelona është gati që ta prezantojë futbollistin e saj më të ri.

Kujtojmë se, Adama ishte futbollist i Akademisë së Barcelonës dhe ishte pjesë deri më 2015 ku më pastaj kaloi tek Aston Villa. /Zeri.info