Konfirmohet meçi Fury – Whyte

Konfirmohet meçi Fury – Whyte

Sport January 28, 2022 - 20:55
LAJMET E FUNDIT NGA SPORTI

Meçi i kategorisë së rëndë në versionin WBC ndërmjet Tyson Furyt dhe Dillian Wytet është konfirmuar më në fund.

Whyte do të ballafaqohet për titull bote për herën e parë në karrierën e tij ndaj të pamposhturit Fury, i cili do të hyjë në këtë meç pas dy fitoreve sensacionale kundër Deontay Wilderit.

Tani pritet që Anthony Joshua do të ketë rimeç me Oleksandr Usykun për titujt në versionet IBF, WBA dhe WBO.

Fury postoi në “Instagram” menjëherë pas njoftimit, duke thënë se ballafaqimi me Whyten do të organizohet në territorin e Mbretërisë së Bashkuar.