Bayern Munich, i interesuar për Dembelen

Bayern Munich, i interesuar për Dembelen

Sport May 15, 2022 - 12:59
Lajmet e Fundit nga Sporti

Lojtari i Barcelonës, Ousmane Dembele, është shtuar në listën e objektivave të transferimit të Bayern Munichut këtë verë, shkruan Zeri.info.

Kampionët e Bundesligës duan të nënshkruajnë me një sulmues të ri - dikë që mund të bëjë diferencën në sulm, ndërsa përgatiten për largimin veror të Robert Lewandowskit.

Dembele do të bëhet i disponueshëm si një transferim i lirë këtë verë, por Barça është ende duke punuar për një zgjatje të mundshme të kontratës.

Sipas “Sky Sports News” Dembele është një tjetër lojtar me interes dhe tashmë është bërë kontakti i parë mes klubit dhe përfaqësuesve të tij.

Kontrata e 24-vjeçarit francez i skadon në fund të muajit të ardhshëm dhe Bayerni ka qenë adhurues që nga ditët e tij në Borussia Dortmund. /Zeri.info