Jorge Messi shpreson që djali i tij të kthehet te Barcelona një ditë

Jorge Messi shpreson që djali i tij të kthehet te Barcelona një ditë

Sport May 15, 2022 - 15:11
Lajmet e Fundit nga Sporti

Lionel Messi dhe Barcelona do të mbeten të lidhur pazgjidhshmërisht në përjetësi, por mënyra e largimit të tij la një shije të thartë në gojë. Babai i tij, Jorge, shpreson se ajo mund të korrigjohet.

Me të mbërritur në aeroportin El Prat në Barcelonë, babai i superyllit argjentinas u pa nga shtypi dhe u pyet për Lionel dhe kohën e tij në Paris.

Videoja është postuar nga gazetari Gerard Romero, si pjesë e kanalit të tij Jijantes FC dhe tashmë është bërë virale shkaku i përmbajtjes.

Jorge tha se djali i tij ishte i lumtur në Paris dhe dukej se mendonte se Messi nuk do të kthehej në Barcelonë me pushime.

Por, kur u pyet nëse do të kthehej në klub për të luajtur, Jorge u përgjigj me: “Le të shpresojmë”.

Nëse Barcelona dhe Messi do të ishin të gatshëm ose në gjendje të arrinin një marrëveshje, arritja e një marrëveshjeje me klubin e tij aktual Paris Saint-Germain do të ishte gjithashtu një çështje e konsiderueshme debati.

Vlen të kujtohet se Joan Laporta, presidenti aktual, është personi që mbikëqyri largimin e tij kur më parë kishte premtuar se do ta mbante Messin te Barcelona.

Megjithatë, kjo tregon se familja Messi të paktën e mban Barcelonën në zemrat e tyre dhe do të ishte e hapur ndaj idesë në njëfarë niveli.