Milani po punon për të finalizuar marrëveshjen e Origit

Milani po punon për të finalizuar marrëveshjen e Origit

Sport May 15, 2022 - 16:28
Lajmet e Fundit nga Sporti

Milani duke se është gati për t’i siguruar shërbimet e qendërsulmuesit belg, Divock Origi, shkruan Zeri.info.

Sipas gazetarit Italian dhe ekspertit të transferimeve, Fabrizio Romanos Milani po punon për detajet përfundimtare për të përfunduar marrëveshjen e Origit për një transferim të lirë.

Kontrata e tij me “Reds” i skadon në qershor të këtij viti.

Liverpooli është në dijeni të negociatave mes “Kuqezinjëve” dhe agjentëve të 27-vjeçarit, dhe propozimi i kontratës pothuajse gati.

Romano shton se, Origi tashmë ka informuar bordin e Liverpoolit se do të largohet.

Në 17 paraqitje me fanellën e Liverpoolit, Origi ka shënuar gjashtë here në këtë sezon dhe ka dhuruar katër asiste. /Zeri.info