Manchester City ndalet nga West Hami

Manchester City ndalet nga West Hami

Sport May 15, 2022 - 16:55
Lajmet e Fundit nga Sporti

Manchester City nuk ka mundur të marrë më shumë se një barazim në udhëtim te West Ham Unitedit, në kuadër të xhiros së parafundit në Premier Ligë, shkruan Zeri.info.

Ndeshja e cila u zhvillua në stadiumin “London Stadium” përfundoi mee rezultat 2-2.

Të dy golat për skuadrën vendase i shënojë Bowen (24’, 45’), kurse për atë mysafire reazlizuan Jack Grealish (49’) dhe autogol nga Coufal (69’).

Me këtë barazim, City grumbullon 90 pikë, kurse West Hami 56 pikë në vendin e shtatë.

Ndeshjen e radhës dhe të fundit, Man City e luan ndaj Aston Villas, kurse West Ham United ndaj Brightonit. /Zeri.info