Peja mposht Trepçën në “Karagaqi”

Peja mposht Trepçën në “Karagaqi”

Sport May 15, 2022 - 19:50
Lajmet e Fundit nga Sporti

Një tjetër ndeshje spektakli është dhuruar nga Peja dhe Trepça, në kuadër të fazës ‘Play Off’.

Peja ka fituar ndeshjen e tretë gjysmëfinale, me rezultatin 71:66.

Trepça kishte fituar dy ndeshjet e para në palestrën ‘Minatori’ dhe mund t’i jepte fund sot, por pejanët dhanë shpirtin në shtëpinë e tyre, ku përkrahja nuk mungoi.

Ndeshja ishte e ngushtë dhe gjithçka u vendos në sekondat e fundit.

Peja u rikthye në nga -6 pikë për të shkuar në epërsi në momentet vendimtare të takimit. Tani skuadrat do të përballen në ndeshjen e katërt, përsëri në ‘Karagaq’.

Imazhi i mirë i përballjeve mes skuadrave u prish në sekondat e fundit, kur tifozët hodhën mjete piroteknike në fushë dhe rrezikuan lojtarët e Trepçës, të cilët më pas u tërhoqën drejt dhomave të zhveshjes. Pas kësaj, tifozëritë filluan të hedhin gjësende mes njëra-tjetrës, duke shtyrë intervinimin e Njësisë Speciale që zbrazi tribunën ku qëndronte ‘Torcida’.

Skuadra më e mirë nga pesë ndeshje kualifikohet në finale.