Milani fiton ndaj Atalantas, tani një pikë larg titullit kampion

Milani fiton ndaj Atalantas, tani një pikë larg titullit kampion

Sport May 15, 2022 - 20:00
Lajmet e Fundit nga Sporti

Milani ka arritur të shënojë fitore ndaj Atalantas, në kuadër të xhiros së 37-të apo të parafundit në Seria A, shkruan Zeri.info.

Ndeshja e zhvilluar në stadiumin “San Siro” përfundoi me rezultat 2-0.

Golat u shënuan nga Leao (56’) dhe Theo Hernandez (75’).

Me këtë fitore, Milani grumbullon 83 pikë si lider dhe është një pikë larg titullit kampion për këtë sezon, ndërsa Atalanta mbetet e teta me 59 pikë. /Zeri.info