Kjo është shuma e parave që e fitoi Donjeta Sadiku, pasi fitoi medaljen e bronztë në Kampionatin Botëror në Boks

Kjo është shuma e parave që e fitoi Donjeta Sadiku, pasi fitoi medaljen e bronztë në Kampionatin Botëror në Boks

Sport May 21, 2022 - 12:43
Lajmet e Fundit nga Sporti

Boksieria kosovare, Donjeta Sadiku arriti të fitojë medaljen e bronztë në Kampionatin Botëror në boks, shkruan Zeri.info.

Kampionati u mbajt në Stamboll të Turqisë.

Ajo garoi në kategorinë deri në 60 kilogramë.

Me këtë medalje të fituar, u regjistrua edhe suksesi më i madh në boks, që prej ndërkombëtarizimit të këtij sporti.

Pasi shkroi historinë me medaljen e bronztë ttë premten, ajo fitoi një shpërblim prej 25 mijë dollarë. /Zeri.info

Image