Alain Giresse publikon listën e futbollistëve për ndeshjet e qershorit

Alain Giresse publikon listën e futbollistëve për ndeshjet e qershorit

Sport May 23, 2022 - 16:00
Lajmet e fundit nga Sporti

Alain Giresse publikon listën e futbollistëve për ndeshjet e qershorit Përzgjedhësi i Kombëtares së Kosovës, Alain Giresse e ka bërë publike listën e futbollistëve që do t’i ketë në dispozicion për katër ndeshjet e muajit qershor në edicionin e ri të Ligës së Kombeve.
 Dardanët bëjnë pjesë në Grupin 2 të Ligës C, teksa ndeshjen e parë e zhvillojnë si mysafirë në Larnaca kundër Qipros, më 2 qershor në orën 18:00. 

Më pas, Kosova dy ndeshjet e radhës i zhvillon në ‘Fadil Vokrri’ kundër Greqisë, më 5 qershor dhe kundër Irlandës së Veriut, më 9 qershor, teksa në fund luan si mysafire në Greqi më 12 qershor. 

Grumbullimi i kombëtares për këto ndeshje fillon më 27 maj. /Zeri.info

Image