Finalja e Ligës së Konferencës, pjesëtarët e Policisë së Kosovës shkojnë në Tiranë

Finalja e Ligës së Konferencës, pjesëtarët e Policisë së Kosovës shkojnë në Tiranë

Sport May 25, 2022 - 14:20
Lajmet e Fundit nga Sporti

Pjesëtarë të Policisë së Kosovës do ta monitorojnë finalen e Conference League mes Romës dhe Feyenoordit, që do të luhet në Tiranë.

Kështu ka thënë për Demokracia.com zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani.

“Referuar bashkëpunimit të ndërsjellët në mes të Policisë së Kosovës dhe Policisë së Shqipërisë, si dhe referuar ndeshjes sportive e cila pritet të mbahet sot, Policia e Kosovës do të dërgojë disa zyrtarë policorë në Tiranë”, tha Kelani.

Finalja e Conference League do të mbahet me fillim nga ora 21:00 në stadiumin “Air Albania” mes ekipit italian AS Roma dhe atij holandez Feyenoord.