Laporte nuk do të grumbullohet me Spanjën

Laporte nuk do të grumbullohet me Spanjën

Sport May 25, 2022 - 15:56
Lajmet e fundit nga Sporti

Aymeric Laporte nuk do të grumbullohet me Spanjën.

Kombëtarja e Spanjës do të luajë ndeshjet e saj në kuadër të Ligës së Kombeve, gjatë muajit qershor.

Për këto ndeshje selektori Luis Enrique i kishte dhënë ftesë edhe qendërmbrojtësit të Manchester City, Aymeric Laporte.

Megjithatë, anëtari i “Citizens” nuk do të jetë i gatshëm, sepse vuan nga një lëndim.

Diego Llorente është lojtari që do ta zëvendësojë yllin e Manchester City për ndeshjet e qershorit.

Laporte ka luajtur me një lëndim të lehtë edhe në ndeshjet e fundit të sezonit, për ta ndihmuar Cityn drejt titullit të kampionit.